Zaev në takim me kryekuvendarin bullgar Gllavçev: Bullgaria na dha sinjal për miqësi të sinqertë

Bullgaria na dha sinjal për miqësi të sinqertë, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në takimin në Sofje me kryetarin e Kuvendit Popullor bullgar Dimitar Gllavçev.

Zaev ka shfaqur shpresë se marrëdhëniet midis dy vendeve në të ardhmen do të zhvillohen dhe thellohen, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit bullgar.

Gllavçev ka potencuar se Bullgaria ka pozicion dinjitoz për mbështetje të perspektivës euroatlantike dhe evropiane të Maqedonisë. “Do të punojmë në ndërtim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan, ndërsa shembull për këtë është përgatitja për firmosje të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që do të japë rregullativë të qartë për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale”, ka theksuar Gllavçev.

Qëndrim i përbashkët është se firmosja e marrëveshjes do ta vendosë partneritetin e të dy vendeve në bazë të re dhe do ta hapë rrugën për bashkëpunim intensiv në të gjithë sferat.

Kryetari i parlamentit të Bullgarisë Dimitar Gllavçev ka shprehur edhe kënaqësi nga qetësimi dhe stabilizimi i situatës politike në Maqedoni.

Në takim është theksuar edhe se kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e bashkëpunimit mund të japin edhe kontaktet e mira midis parlamenteve të së dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button