Taravari: Dhjetë vite nuk është paguar për ujë në Qendrën Klinike

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sonte në TV 24 është shprehur se më t’u ulur në karrigën e ministrit është përballur më shumë probleme. Ai ka thënë se që në fillimin e tij kanë dashur ta ndërprejnë furnizimin me ujë të Qendrës Klinike për shkak të faturave të papaguara pothuajse për dhjetë vite, njofton Portalb.mk.

Taravari ka treguar se është duke u bërë analizë e buxhetit të ministrisë për të kuptuar se ku ka shkuar gjysma e tij e shfrytëzuar deri më tash.

“Kemi një numër të madh të problemeve. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë pothuajse është i shfrytëzuar deri në gjysëm. Bëjmë analiza se ku janë hargjuar paratë. Nuk e kam të qartë se si mund të ketë mungesë të barnave, veçanërisht atyre të shtrenjtave”, tha Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button