Gjërat që duhet t’i dalloni në dashuri

Gjerat që duhet të dalloni në dashuri, siç thonë disa studime të publikuara së fundmi në media, janë nëse lidhja juaj është e pjekur apo sipërfaqësore, është një lidhje obsesioni apo përkushtimi, si dhe të ofron ose jo siguri..

Dashuria sipërfaqësore dhe e pjekur

S’ka dyshim që të rënët në dashuri është sipërfaqësore, sepse është e bazuar në momentin, në tërheqjen momentale dhe në kënaqësi. Nga ana tjetër, dashuria është ndjenjë e pjekur. E kuptoni qartë çfarë është mirë, e çfarë është keq dhe në fund kjo do t’ju bëjë të lumtur’-shkruan Glamour.com.

Obsesioni dhe përkushtimi

Nëse arrihet obsesioni, paraqiten hidhërimi dhe xhelozia. Dashuria është ndjenjë krejtësisht e kundërt. Personi do të jetë i durueshëm dhe i gatshëm që të pranojë çfarëdo sfide. Personi, i cili dashuron do të përpiqet që t’i zgjidhë problemet momentale dhe nuk do të shmanget. Në dashuri gjithmonë ekziston ndjenja e përkatësisë dhe e besnikërisë.

Siguria dhe pasiguria

Në dashuri ekziston siguri e madhe. Ndodh kështu, sepse duket sikur personi i cili ju dashuron nuk do t’ju braktisë. Në dashuri të prishur, gjithmonë ekziston pasiguria që partneri mund t’ju braktisë apo t’ju tradhtojë./ BW

Lajme të ngjashme

Back to top button