“Bomba” u lëshua nga vetë Ronaldo, shikoni çfarë kishte thënë ditë më parë (Video)

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes nga gjitha mediat botërore, pas raporteve se mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

Para se e përditshmja sportive portugeze, A Bola, të lëshojë “bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja, një sinjal të tillë e kishte dhënë vetë Ronaldo, me apo pa dashje, transmeton Gazeta Express.

Gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Portugalisë, CR7 pyetet nga gazetari nëse do të largohet nga Reali, apo kjo gjë është e pamundur.

Përgjigjja e portugezit ishte shumë e thjeshtë, edhe përkundër se nuk u ndalë ta thotë një gjë të tillë. Duke vazhduar rrugën e tij, portugezi dëgjohet duke thënë “Asgjë nuk është e pamundur”.

Mediat portugezi gjithashtu raportojnë se ky frustrim i Ronaldos vjen pasi nuk ndihet i mbrojtur nga Real Madridi pas akuzave për evazion fiskal.

Sido që të jetë, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, mbrëmë konfirmoi se do të bisedojnë me klubin në korrik.

“Qetësohuni. Do të diskutojmë kur të kthemi”, ishte përgjigjur Mendes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button