Maqedonia gati për një histori të re në KE “Polonia 2017”

Sot fillon kampionati evropian në futboll për gjeneratat e reja U-21, ku për herë të parë si debutuese e vetme është reprezentacioni i Maqedonisë.

Sigurisht se për Maqedoninë ky është suksesi më i madh në historinë e futbollit, kur një reprezentacion arrin që të jetë në ndeshjet finale të një ngjarje të madhe evropiane.

Djelmoshat e reprezentacionit tani më e kanë shijuar disa ditë me radhë atmosferën në Poloni dhe se nuk ka mbetur shumë orë deri në debutimin e tyre zyrtar në një kampionat të madh. Sonte përballë tyre do të jenë yjet e mëdha të futbollit të së ardhmes, ata të Spanjës, por duke mos harruar se Spanja para vetes do të ketë talentet e mëdha që për ta është shkruar shumë më herët se pritet të shkëlqejnë pikërisht në këtë kampionat, e një ndër ta është shkupjani Enis Bardhi, i cili luan për Ujpestin e Hungarisë dhe është treguar si futbollist që mundë të bartë peshë të rëndë për ekipin.

“Shumë e qartë që te të gjithë ndjehet tremë pozitive, mirëpo kjo është mirë. Në atë mënyrë e dimë se do të jemi të përgatitur. Jemi të fokusuar në seancat stërvitore dhe detyrat që na jep seleksionuesi. Jemi të gatshëm para sfidës së parë që sonte luajmë kundër Spanjës, e dimë se kemi kaluar rrugë të vështirë, të lodhshme deri në kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe do të japim gjithçka nga vetja për të vazhduar me rezultate pozitive. Kemi ambicie dhe entuziazëm, e dimë cilësinë e kundërshtarit të parë, mirëpo do të japim maksimumin që për disa gjëra në teren të pyetemi edhe ne”, deklaroi Enis Bardhi.

Të përkujtojmë se kampionati evropian fillon sot kur në program me fillim në orën 18:00 luajnë Portugalia – Serbia që bëjnë pjesë në grupin e Maqedonisë, ndërsa të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski do të dalin në fushë në orën 20:45 minuta për tu përballur me Spanjën. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button