Arrestime për prostitucion, ndalohen në Tiranë dy grupe

4 persona, mes tyre 2 femra, u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi shfrytëzonin vajza për prostitucion.

Operacioni i koduar “Real” çoi në pranga një 50-vjeçare, e cila me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte  për prostitucion, duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.

Kjo e fundit bashkëpunonte me një 62-vjeçar, i cili bënte transportin e vajzave në drejtim të klienteve të tyre me makinë.

Ndërkohë, 6 vajza të tjera janë vënë në pranga pas operacionit “Chat Line 2”, ndërsa 3 të tjera janë proceduar në gjendje të lirë.

Në një apartament tek Komuna e Parisit, ato ofronin biseda seksi “online” kundrejt pagesave nga klientë kryesisht të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button