Sugareski-Jonesku: Bashkëpunimi me BERZH-in për projektet infrastrukturore

Mbështetja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në pjesën e projekteve infrastrukturore që realizohen në Maqedoni, ishte tema e takimit të sotëm të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski me Anka Joana Jonesku, drejtoreshë e zyrës së BERZH-it në Shkup.

Ministri Sugareski u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm, duke e theksuar rëndësinë nga mbështetja që e mundëson BERZH-i për realizimin e projekteve kapitale dhe shprehu gatishmëri të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të tillë edhe në periudhën e ardhshme, kumtoi Ministria e Transportit dhe lidhjeve.

Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e shohim si një partner serioz në realizimin e projekteve në infrastrukturë që i premtuam para qytetarëve. Kemi interes që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, tha ministri Sugareski i cili me Jonesku u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button