Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë për sharkim të Zvërlevskit

Sot, me fillim në ora 17.00 në Qeverinë e Maqedonisë do të mbahet mbledhje ku do të diskutohet për shkarkimin e prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Kjo qeveri nëpërmjet kumtesës informon se në seancë do të vendoset edhe për vendimet e tjera kuadrovike dhe çështjet aktuale.

Përndryshe, të martën Këshilli i Prokurorëve Publik dha mendim pozitiv për kërkesën e Qeverisë për shkarkim të Zvërlevskit. Qeveria, dokumentet me qëndrimin e Këshillit të Prokurorëve duhet t’ia propozojë Kuvendit, i cili sërish duhet të caktojë seancë për shkarkim të Zvërlevskit.

Zvërlevski mund të shkarkohet me votim të 61 deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button