Vasili: LSI ka një plan, të tjerët kanë timonin, tepsinë dhe republika të reja

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkoi votën për të dëbuar, siç tha ai, “planin e timonit dhe tepsisë”.

“Sot është dita që t’i japim përgjigje për tepsinë dhe të panginjurve. Qindra të rinj presin me padurim 25 qershorin për të çliruar energjinë e asaj force që e çon përpara këtë vend. Është koha që me planin tonë të shporrim planin e tepsisë dhe timonit”, tha Vasili, transmeton Top Channel.

Kryetari i LSI-së tha se janë katër shtyllat e LSI-së.

“Taksa të ulta! Të rinjtë të parët! Një bujqësi dhe një turizëm! Të tjerët kanë drogë, gjoba, plehra dhe koncesione vrastare. Vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi dhe vetëm LSI, vetëm nr.1 është plani ynë! Është LSI!”, shtoi ai.

“LSI ka një plan, të tjerët kanë tepsinë. LSI ka një plan, të tjerë kanë republika të reja. Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria”, vijoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button