Paralajmërimi i Ruçit: Meta mund të shkarkohet

Gramoz Ruçi i është përgjigjur ashpër Ilir Metës, madje duke e paralajmëruar se dhe mund të shkarkohet si President i Republikës, transmeton Top Channel.

Duke i kujtuar karrierën e tij politike në Partinë Socialiste, Ruçi akuzon Metën se erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet.

“Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi”, u shpreh kryetari i grupit të Partisë Socialiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button