E dhimbshme: Ja çfarë i kanë bërë De Biasit

Duke folur për mikrofonin e “Tutti Convocati” të Radio 24″, ai ka sqaruar dhe vendimin e tij, raporton Albeu.

“Nuk shkuam në Shqipëri për të humbur kohë, donim t’i habisnim dhe në fakt e arritëm. Jam i gëzuar që jam vlerësuar. Të them se isha i emocionuar është pak, kanë qenë 5 vite e gjysmë të jetës sime. Me Shqipërinë bëmë diçka të pamendueshme, ishte një rrugëtim i gjatë.

Pas Europianit mendoja se do të gjeja një jetë të re, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu. Më la një shije të hidhur, ‘këta njerëz janë pak të kënaqur’ dhe ky ishte një zhgënjim i madh.

Në mënyrë të pandërgjegjshme ne humbëm një pjesë të tërbimit, dikush e ndjeu barkun plotë. Humbja në Luksemburg më ka zhgënjyer shumë, atë natë e mora vendimin”, u shpreh ish-trajneri i kombëtares sonë.

De Biasi foli dhe mbi të ardhmen e tij pas aventurës me kuqezinjtë tanë.

“Nuk po kërkoj ndonjë pankinë në Seria A. Dua të qëndroj jashtë, pasi dua të jem në qendër të projektit. Dua të kem një dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve, nga pikëpamja njerëzore dhe teknike”, përfundoi strategu italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button