Maqedoni, pasdite mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Në pjesët perëndimore të Maqedonisë pasdite moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në vendet lokale proceset do të jenë më intensive, me shi më të rrëmbyeshëm, erë të forcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Më vonë pasdite moti do të jetë jostabil edhe në pjesët juglindore. Do të fryj erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, kumtoi sot DPHM.

Nesër gjatë ditës moti jostabil do të jetë në pjesët jugore të vendit, ku sërish do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive. Për shkak të uljes së masës më të ftohtë të ajrit, jostabilitet më i theksuar pritet të premten drejt së shtunës.

Të shtunën gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht i vranët me erë të forcuar veriore dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut me bubullima të rralla, më të mëdha në pjesët perëndimore.

Erë e forcuar veriore dhe temperatura më të ulëta do të ketë deri të hënën, ndërsa të dielën është e mundur reshje e dobët e shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button