Ja kush do të jetë avokati i ri i Sasho Mijallkovit për në lëndët e PSP-së

Ish prokurori shtetëror, Lupço Shvërgovski, do të jetë avokat i ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, në disa lëndë të Prokurorisë Speciale – “Target”, “Fortesa” “Trezor” dhe “Tortura”, njofton Portalb.mk.

Pala mbrojtëse do të ketë edhe emra të njohur të avokatëve, por tani për tani, zyrtarisht nuk e konfirmon informatën se, avokati Nikolla Dodevski, i cili i ka mbrojtur thuajse të gjithë funksionarët e VMRO-DPMNE-së, nuk do të jetë mbrojtës i tyre në lëndët e PSP-së.

Shvërgovski thotë se në lënët konkrete hyn në vendin e Dodevskit, por nuk ka informata nëse kolegu i tij do të jetë ende pjesë e mbrojtjes së funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. Edhe avokatët tjerë të ekipit të Dodevskit, thonë se nuk ka informata dhe nuk duan të komentojnë për këtë gjë. Dodevski më parë ishte i ftuar si dëshmitar në rastin “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së.

“Talir” dhe “Target” janë pjesë e hetimeve që këto ditë po i përfundon PSP dhe po thirren dëshmitarë dhe t dyshuar. Ish sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, dje për herë të dytë nuk ka shkuar në PSP për t’u marrë në pyetje për lëndën.

Lupço Shvërgovski përshëndeti aksionin policor
Lupço Shvërgovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button