Zaev-Orjan: Ndryshimet hapin mundësi për investimet izraelite në Maqedoni

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në mëngjes u takua me ambasadorin e Izraelit në Maqedoni, Dan Orjan, njofton Portalb.mk.

Ambasadori i Izraelit Orjan, kryeministrit Zaev ia uroi postin e kryeministrit në emër të kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Në takim u shpreh përkrahja e ndryshimeve në Maqedoni, me të cilat shihet mundësi për stabilitet në shtet dhe perspektivat ekonomike.

Ambasadori i Izraelit, Orjan paralajmëroi interesin e kompanive izraelite për investim në Maqedoni, të cilat pritën stabilizim politik të Republikës së Maqedonisë. Bujqësia, energjetika janë disa nga fushat për të cilat ka investitor potencial.

“Do ta vazhdojmë dhe do ta forcojmë bashkëpunimin e mirë me Izraelin, në të gjitha fushat, që mund të kontribuojnë për jetë kualitative në Maqedoni. Qeveria e re është e orientuar drejt zhvillimit ekonomik të shtetit, ndërsa investimet janë të rëndësishme për hapjen e vendeve të reja të punës. Për këtë qëllim, Qeveria më përkushtim punon për sigurimin e kushteve për punë të kompanive me të cilat do të hapin mundësi për ekzistencë të denjë për punëtorët dhe qytetarët e Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button