Opozita greke në takim me Dimitrovin: Nuk ka ndërrim të politikës pa zgjidhjen e çështjes së emrit

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ia ka përsëritur qëndrimin e njëjtë si të shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias – së pari gjetje zgjidhje për emrin, pastaj dritë jeshile për pranim në NATO, njofton Portalb.mk.

“Ne besojmë në nevojën për zgjidhje e cila do të jetë e pranuar për të dyja palët. Besojmë se ajo mund të ndodh edhe atë për shpejtë kohë, nëse ekziston vullnet politik i vërtetë dhe pozitiv. Besojmë në nevojën për zgjidhje të përbashkët, politika e Bukureshtit, e shprehur njëzëri nga NATO, qëndron në fuqi”, ka theksuar Jorgos Kumucakos, përgjegjës për Politikën e Jashtme të Demokracisë së Re, gjatë takimit me Dimitrvin.

Megjithatë, ai ka nënvizuar se është pozitive që Qeveria e Maqedonisë dërgon porosi, duke u treguar se është më konstruktive dhe më produktive nga ajo e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button