Së paku 17 të vrarë nga sulmi në një restorant në Somali

Së paku 17 njerëz janë vrarë në një sulm në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, shkruan REL.

Militantët islamikë kanë shpërthyer një makinë bombë dhe kanë qëlluar me armë restorantin Pizza House.

Policia tha se forcat e sigurisë kanë marrë kontrollin e lokalit pas agimit, pasi personat e armatosur kanë mbajtur pengje për disa orë.

“Operacioni ka përfunduar dhe personat e armatosur janë vrarë nga forcat e sigurisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Sigurisë në Somali, Mohamed Ahmed Arab.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët e grupit Al-Shabab, që janë të lidhur me Al Kaidën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button