Vazhdojnë negociatat për qeverinë britanike, është e mundur sot të arrihet marrëveshje

Negociatat mes Partisë Demokratike Unioniste veri-irlandeze (DUP) dhe Partisë Konservative të kryeministres britanike Tereza Mej rreth marrëveshjes për mbështetje të qeverisë pakicë vazhdojnë sot, deklaroi një përfaqësues i lartë i konservatorëve.

Siç transmeton Bi Si Si, lideri i DUP, Arlen Foster shfaqi shpresën se do të arrihet marrëveshje gjatë ditës.

Mej dhe Foster dje biseduan më shumë se një orë, pas çka Foster theksoi se marrëveshja, e cila pritet se do të jetë më shumë joformale se sa koalicioni, mund të jetë i gatshëm pa shumë anulime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button