Zaev-Garet: Britania mbetet mbështetës i fort i reformave

Kryeministri Zoran Zaev sot zhvilloi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Çarls Garet, ku siç informojnë nga Kabineti i Qeverisë, në takim u përshëndet përcaktimi i kryeministrit të Qeverisë së re drejt proceseve që duhet të hapin perspektiva për qytetarët dhe shtetin, si dhe për politikat konstruktive dhe gjithëpërfshirëse, njofton Portalb.mk.

Ambasadori Garet, në emër të kryeministres britanike Tereza Mej e uroi Zaevin për marrjen e detyrës si kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me shpresë se Qeveria e re do të hap rrugë për avancimin e Republikës së Maqedonisë.

“Pas krizës së gjatë politike, Qeveria e re ka mundësi të rëndësishme për t’i zbatuar reformat e nevojshme”, qëndron në urim.

Kryeministrja e Britanisë Mej e inkurajon përkushtimin e Qeverisë për forcimin e sundimit të së drejtës, zbatimin e reformave të nevojshme gjyqësore dhe ndërtimin e institucioneve të pavarura.

“Të gjitha këto punë janë të rëndësishme për stabilitetin e Maqedonisë dhe zhvillimin e rrugës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, qëndron mes të tjerash në urimin e kryeministres Mej dërguar Zaevit.

“Qeveria dhe unë si kryeministër jemi të angazhuar për lëvizje të dukshme të procesit reformues, që, siç është konstatuar edhe me partnerët tanë në Bruksel, i hap perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë”, porositi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button