Kryeministri Zaev optimist për takimin Dimitrov – Koxias

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pret që në takimin e sotëm mes ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë në të cilën, ashtu siç theksoi, pret vëmendje të posaçme për rritjen e masave për besueshmëri mes dy shteteve. Ai beson se gjithçka që është në interes të dy vendeve në pjesën e Punëve të Jashtme të hapet si temë bisedimi, njofton Portalb.mk.

“Çdo takim është mundësi për gjetjen e zgjedhjes për afrim të proceseve tona drejt plotësimit të integrimeve në NATO dhe Bashkimin Evropian. E di që çdo takim me motive miqësore mund t’i afrojë qëndrimet dhe të gjejnë zgjidhje të vërtetë për këtë vend të vogël të Ballkanit, Maqedoninë tonë”, the kryeministri Zaev.

Udhëzimet që i ministri i MPJ-së së Maqedonisë i ka marrë nga Qeveria dhe Parlamenti, tha Zaev, janë të ngjashme me ata të ditëve të fundit dhe beson se në atë drejtim hapen edhe perspektivat për bisedime.

“Sot pritet kujdes të veçantë t’i kushtohet rritjes së masave për besueshmëri mes dy shteteve, që të jenë më intensive, dhe të shpresojmë që qytetarët do të ndjejnë edhe rezultate më konkrete. Besoj se gjithçka që është në interes të dy shteteve do të jetë e hapur për temë bisedimi. Me të vërtetë pres vetëm perspektiva pozitive nga takimet e këtilla”, theksoi Zaev.

Zaev tha se ka pritje pozitive edhe nga diskutimi i Parlamentit Evropian për rezolutën e Republikës së Maqedonisë, që ka të bëjë me raportin e Komisionit Evropian për vitin 2016, por edhe me largimin e rekomandimit të kushtëzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button