Rreth 200 kongresistë demokratë e padisin Trampin

Gjykata federale amerikan sot do ta shqyrtojë padinë e rreth 200 kongresistëve nga radhët e Partisë demokratike kundër presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, në të cilën pohojnë se ai ka marrë mjete financiare nga qeveritë e huaja përmes kompanive të tij pa lejen e Kongresit, që paraqet shkelje të Kushtetutës së vendit.

Në padinë, të cilën e kanë parashtruar të paktën 30 senatorë dhe 166 anëtarë të Dhomës përfaqësuese, theksohet se Tramp nuk ka kërkuar leje nga Kongresi, e as për një pagesë për qindra kompani të tij, të cilat i ka marrë nga qeveritë e huaja, pasi në janar e ka marrë funksionin e presidentit, edhe pse sipas Kushtetutës është i obliguar të kërkojë një leje të tillë.

Dy kongresistët, të cilët e nënshkruan padinë përmendën se kjo deri më tani është numri më i madh i anëtarëve të Kongresit, të cilët kanë paditur një president amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button