Avramopulos: Akoma nuk kemi filluar bisedime me Qeverinë e re për shpërnguljen e migrantëve në Maqedoni

Komisari për migracione, punë të brendshme dhe shtetësi të Bashkimit Evropian, Dhimitris Avramopulos, sot nga Strasburgu porositi se Komisioni Evropian akoma nuk ka filluar bisedime me Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë në lidhje me pranimin dhe qëndrimin më të gjatë të një numri më të madh të migrantëve në territorin e Maqedonisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s, Avramopulos nuk ka dashur të konfirmojë nëse BE-ja qëndron prapa ndërtimit të kampit të madh të refugjatëve për pranim të disa mijëra refugjatëve në Demir Kapi, me qëllim të pranimit të pjesës më të madhe të 100 mijë refugjatëve të sistemuar në territorin e Greqisë, por nuk mohoi se Brukseli planifikon të fillojë bisedime me Qeverinë e re të Maqedonisë, për ndihmë në shpërnguljen dhe spostimin e refugjatëve.

“Nuk kam asgjë çka të konfirmoj. Ne akoma nuk kemi filluar diskutime me Qeverinë e re të IRJM-së. Në momentin kur do të fillojnë diskutimet, po, ne jemi këtu që të mbështesim dhe t’u ndihmojmë të gjitha vendeve në rajon, sikur që e kemi bërë këtë deri më tani”,l theksoi komisari Avramopulos.

Njeriu i parë i çështjeve të migracionit të BE-së, përkujtoi edhe se Maqedonia është shfrytëzuese e mbështetjes së rëndësishme financiare nga Eurokomisioni për krizën e refugjatëve, kështu që nga vendi ynë, si dhe nga vendet tjera përgjatë rutës së migrantëve të Ballkanit Perëndimor, ai kërkoi solidaritet me fqinjët e tyre në përballjen me fluksin e migrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button