City çmendi Messin, ja çmimi për te!

Gazeta e përditshme spanjolle ‘AS’ ka raportuar gjatë ditë së sotme se skuadra angleze Manchester City është duke përgatitur një ofertë “bombastike” për 4 here fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.

Sipas ‘AS’ shuma e ofertës të cilën janë duke e përgatitur drejtuesit e skuadrës Manchester City për superyllin Lionel Messi sillet diku rreth 200 milion euro apo 164 milion sterlina angleze.

Shefat e merkatos së Cityt, Txiki Beguiristain dhe Ferran Soriano janë duke punuar me intensitet të lartë për të arritur një marrëveshje historike pasi dihet se Lionel Messi ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin katalunas Barcelona.

Lajme të ngjashme

Back to top button