Pragë, protesta të muslimanëve, falin namazin para MPB-së

Më shumë se 500 myslimanë e kanë falur namazin e xhumasë në një hapësirë të hapur afër Ministrisë së Brendshme çeke në Pragë, si shenjë proteste kundër bastisjeve policore që janë bërë javën e shkuar në ambientet e Fondacionit Islamik në Pragë. 

Kryesuesi i myslimanëve të Pragës, Munib Hasan Alravi, tha se lutja e xhumasë në ambient të hapur, është organizuar për të treguar se bastisjet policore të javës së kaluar, ishin të vrazhda dhe të papërshtatshme. 

Më 25 prill, policia çeke i ka ndërprerë faljet e xhumasë në dy objekte të fondacionit në Pragë, objekte të cilat përdoren edhe si xhami për myslimanët lokalë.

Disa myslimanë, janë arrestuar si rezultat i aksionit. Policia më vonë ka shpjeguar se si rezultat i bastisjeve, është arrestuar një person i dyshuar se po shpërndante libra që nxisin racizëm, anti-semetizëm dhe ksenofobi.

Lajme të ngjashme

Back to top button