Orhan Ibrahimi i replikon Ziadin Selës

Deputeti i PDSH-se Orhan Ibrahimi me ane te nje shkrimi te publikuar ne profilin e tij te Facebook, i eshte pergjigjur bashkepartiakut te tij te dreidjeshem dhe aktualisht kryetar i Struges Ziadin Seles.

Ibrahimi i ka rekomanduar kreut te Struges Sela qe ta ktheje postin e kryetarit të Komunës së Strugës, sepse sipas Ibrahimit, Sela këtë post  e ka marrë nen siglen e PDSH-së.

Postimi i Ibrahimit:

Jo, jo…, Zijadin, nuk mbrohen shoket duke i shpallur lufte atyre. Ti e din se njera forme e shantazhit eshte edhe marrja e te drejtes per te votuar. Kete forme e perdori BDI-ja, duke i grumbulluar dokumentet personale votuesve qe ishin potencial, per ta votuar PDSH.

E ti, Zijadin, e perdore ate pushtet te vogel per t’i kercenuar njerzit, njelloje si BDI-ja per t’i penguar qytetaret qe te votojne ne Struge.

Ti fole, edhe ate shume keq per PDSH-ne dhe shoket e tu, atehere kur kishte me se shumti nevoje BDI-ja, “Alsat M” dhe te gjithe qarqet antishqiptare, fole bashke me keto fundrrina mu ne mes te fushates. 

Ziadin, Struga ne Shqiperi eshte apo Maqedoni, po kur ishe drejtor ne vitin 2006, ne cilen qeveri ishe, te Maqedonise apo Shqiperise, e kurse deputet ne cilin Kuvend ishe te Shqiperise, apo Maqedonise.

Po buxhetin komunal ne Struge, cilet keshilltare ta votuan, a ishin keta te VMRO-se.

Mos i zhvendos temat, ti e din edhe ate forte mire, se une as nuk shitem, dhe as blihem, e lere me te perdoret diktat, qe pa vullnetin tim dicka te deklaroj.

Te sugjeroj, te largohesh, ta dorwzosh postin kryetar i Struges, funksion qe ke marre nen amblemen e PDSH-se. E pastaj mund te formosh subjekt politik, me platforme e program qe do t’i afrosh elektoratit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button