Dita botërore e lirisë së mediave, Maqedonia nuk ka çka të festojë

Në botë sot shënohet Dita botërore e lirisë së mediave. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 me rekomandim të Konfederatës së përgjithshme të UNESKO-s ndërsa është shpallur nga Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. 

Shënimi i kësaj dite duhet të ngritë vetëdijen për nevojën e lirisë së mediave dhe ti kujtojë qeveritë se përgjegjësia dhe obligimi i tyre është që ti respektojnë të drejtat për liri të shprehjes.

Mirëpo, Maqedonia nuk ka diçka të posaçme që të festojë. Sipas listës për liri të shprehjes që e publikoi Fridom Haus, Maqedonia gjendet në vendin 122 së bashku me Kongon dhe Kenian. Kjo është rënie për dy vende nga lista e vitit të kaluar. 


Në Indeksin e fundit për liri të shprehjes të organizatës Reporter pa kufij që përfshin 180 shtete, Maqedonia gjendet në vendin e 123.

Në grafikonin e mëposhtëm shihet Maqedonia që nga viti 2009 dhe deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button