Janë emëruar kryetarë, zëvendës dhe anëtarë të komisioneve kuvendore

Komisioni kuvendor për çështje te zgjedhjeve dhe emërimeve sot miratoi Vendim me të cilin u emëruan kryetarë, zëvendëskryetarë, anëtarë dhe zëvendës të tyre në komisionet kuvendore.

Kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese është emëruar Talat Xhaferi, i Komisionit për mbrojte dhe siguri Maksim Dimitrievski, i Komisionit për politikë të jashtme Antonio Milloshovski, i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi.

Kryetar i Komisionit për vëzhgimin e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim është Trajko Veljanovski, ndërsa i Komisionit për vëzhgimin e zbatimit të masave të posaçme hetuese dhe ndjekjen e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së policisë financiare, Drejtorisë së Doganave dhe Ministria e Mbrojtjes Emil Dimitriev.

Me Komisionin për financim dhe buxhet do të udhëheqë Liljana Kuzmanovska, ndërsa me komisionet për çështje ekonomike Goran Milevski, për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave Lupço Dimovski, për transport, lidhje dhe ekologji Liljana Zaturoska, për kulturë Irena Stefanovska, për shëndetësi Mirsada Emine Asani, për punë dhe politikë sociale Vladimir Gjorçev, për vetëqeverisje lokale Xhevat Ademi, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave Daniela Rangelova. ndërsa i Komisionit për çështje zyrtare imuniteti dhe mandati Pavle Bogoevski.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime, siç tha kryetari Ilija Dimovski, në këtë moment nuk mund deri te Kuvendi të parashtrojë propozim për kryetarin e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, sepse ende nuk është marrë propozim zyrtar nga grupi i deputetëve të Lëvizjes BESA.

Pas vërejtjeve nga deputeti i Lëvizjes BESA Zeqirija Ibrahimi, kryetari i Komisionit Ilija Dimovski tha se janë bërë lëshime teknike në emërimin e anëtarëve të komisioneve. BESA siç tha Dimovski, do të duhet t’i plotësojë emrat e anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe siguri nën numrin rendor 6, si dhe zëvendësanëtarët në Komisionin për vetëqeverisje lokale nën numrin rendor dy.

Deputeti Ibrahimi sqaroi se sot i kanë tërhequr emrat nga komisionet për shkaqe parimore.

“Kërkuam gjatë koordinimit të dakordohemi edhe për disa çështje tjera, por grupet tjera të deputetëve nuk u dakorduan. E parashtruam pyetjen për nënkryetarët e Kuvendit dhe anëtarët e Komisionit për marrëdhënie ndëretnike, në të vërtetë nuk dakordohemi as me mënyrën si janë dakorduar të tjerët, ndërsa neve na mbetet të zgjedhim vetëm mes dy komisioneve. Në shenjë revolti për situatën e cila, sipas nesh, është jokorrekte vlerësuam se sot nuk duhet t’i parashtrojmë emrat e propozuar për anëtarët e komisionit nga radhët e BESA-ës, tha Ibrahimi.

Në seancën në propozim të grupit të deputetëve të LSDM-së u soll vendim me të cilin u bënë ndryshime në përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në vendin e anëtarët të këtij Komisionin Damjan Mançevski është emëruar deputet nga LSDM-ja Stefan Bogoev, i cili megjithatë në vendin ne të zëvendësanëtarit do ta ndërrojë deputetin Maksim Dimitrievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button