Komuna e Çairit me thirrje për financim të shoqatave dhe ekipeve sportive

Komuna e Çairit sot publikoi thirrjen me anë të së cilës do të mundësohet realizimi i mjeteve financiare të buxhetit komunal për vitin 2016 të cilat i dedikohen zhvillimit të sportit dhe aktiviteteve rekreative në Komunën e Çairit, njofton Portalb.mk.

Kriteret për shfrytëzim të mjeteve financiare janë si vijojnë më poshtë:

1. Për mbështetje të kategorisë sport – futboll parashihen mjete financiare në shumë prej 6.020.000,00 denarë;

2. Për mbështetje të kategorisë sport – basketbolli, parashihen mjete financiare në shumë prej 500.000,00 denarë.

3.  Për mbështetje të kategorisë sport – sporte të mundjes (mundje në stil të lirë, karate, xhudo, boks, pehlivan), parashihen mjete financiare në shumë prej 430.000,00 denarë.

4. Për mbështetje të kategorisë sport – hendboll  parashihen mjete financiare në shumë prej 200.000,00 denarë.

Shoqatat dhe klubet sportive të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative, pas mbarimit të projekteve dhe aktiviteteve të tyre, do të dorëzojnë raport financiar dhe narrativ për shfrytëzimin e mjeteve deri te Komuna e Çairit.

Të drejtë aplikimi kanë shoqatat dhe ekipet sportive të cilat janë të regjistruara sipas ligjit dhe merren me aktivitete të fushës së sportit dhe rekreacionit.

Thirrja publike do të zgjat nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik  deri më 19.06.2017-tës.

Më shumë informata në lidhje me thirrjen, mënyrën dhe kushtet e aplikimit mund të gjeni: KËTU.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button