Dimitrov: Edhe për Greqinë është më mirë që të jemi në NATO

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për gazetën greme “To Vima” ka  kërkuar vullnet te mirë edhe nga Greqia për zgjidhjet e kontestit me emrin, njofton Portalb.mk.

Dimitrov ka shprehur gatishmëri për bisedime konstruktive me Greqinë dhe ka porositur se është e nevojshme që të dyja palët të kenë qasje në bisedimet me qëllim të mirë dhe me respektim ndaj pikave të ndjeshme nga të dyja palët.

“ Për Greqinë çështja është: çfarë fqinji doni të keni? Për Maqedoninë çështja është: çfarë fqiu duam të jemi? Sa më shpejtë që shteti jonë merr ftesë që të jetë pjesë e NATO-s, aq më të mira do të jenë perspektivat e Greqisë që ta ketë këtë setet fqinj. Jam optimist që së shpejti do të marrim datë për fillim të bisedimeve me BE-në pas aq shumë rekomandimeve pozitive nga Komisioni Evropian’, tha Dimitrov.

Sipas tij, Greqia  do të jetë mirë nëse Maqedonia dhe fqinjët e saj, do të anëtarësohen në NATO dhe ai thekson se kontesti me emrin është stërzgjatur, andaj sipas tij, zgjidhja e këtij problemi do të ndikojë në stabilitetin rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button