Prokurorët spanjollë ngrenë padi kundër Ronaldos

Zyra e Prokurorit të Shtetit në Madrid tha se ka ngritur padi kundër yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, nën dyshimet se ka mashtruar autoritetet spanjolle të tatimit në periudhën 2011-2014, njofton REL.

Në deklaratën e lëshuar sot thuhet se Ronaldo me vetëdije ka përdorur “një strukturë biznesore” të krijuar në vitin 2010, për të fshehur të ardhurat në Spanjë.

Sipas prokurorëve spanjollë, dëmi kap vlerën e 14.7 milionë eurove.

Prokurorët po ashtu thanë se padia bazohet në një raport që u ka dërguar agjencia spanjolle e taksave AEAT.

Në muajin maj, disa gazeta spanjolle kanë raportuar se Ronaldo ka transferuar paratë në Ishujt Virgjinë të Briatnisë.

Futbollisti i Real Madridit, Ronaldo, më herët ka mohuar çdo keqbërje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button