Prej nesër në Maqedoni do të ketë mot jostabil me bubullima

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale të shiut me intensitet të ndryshueshëm dhe të përcjell me bubullima, paralajmërohet prej nesër pasdite.

Nesër vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes në shumë vende, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në perëndim të vendit, ndërsa në vendet lokale pritet që proceset të jenë më intensive. Bubullima të përkohshme do të ketë edhe gjatë natës, si dhe të enjten paradite, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet.

Valë më e theksuar e reshjeve pritet edhe të shtunën pasdite. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e forcuar veriore dhe do të ketë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button