Aktori i ‘Portokallisë’ film në Hollywood (Foto)

Është Genti Bejko aktori dhe regjisori i njohur shqiptar i cili deri tash ka numëruar shumë suksese, për të arritur edhe një të tillë.

Ai njihet për rolet e tij në ‘Portokalli’, ‘Apartamenti 2XL, e të tjerë; por nuk u mjaftua me kaq, shkruan lajmi.net.

Genti është larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i realizuar ëndrrat e tij.

Aktori tashmë ia ka mësyer Hollywood-it dhe hapi i parë i tij ishte pranimi i një roli në filmin e zhanrit triller-horror me titull ‘Mother’.

Vetë aktori e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjetit social Facebook, ku publikoi listën e aktorëve të filmit, në të cilin shihen emra të njohur.

Jennifer Lawrence, aktorin Javier Bardem dhe Michelle Pfeiffer, janë vetëm disa nga emrat e aktorëve me famë që janë pjesë e filmit ku do të luaj aktori.

“Upsss e bëra përsëri. Po vjen! ☺Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari☺”, shkruan Gent Bejko.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button