“Uashington post”: Përgatitet padi kundër Trampit

Prokurorët shtetërorë të shtetit amerikan Merilend dhe kryeqytetit Uashington planifikojnë sot të parashtrojnë padi kundër presidentit të SHBA-së Donald Tramp, duke pohuar se i “ka shkelur dispozitat antikorrupsion kushtetuese, duke marrë miliona nga qeveritë e huaja, pasi është shpërngulur në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan “Uashington post”.

Padia bazohet në “faktin se Tramp ka vendosur ta mbajë pronën mbi kompaninë e tij, kur u bë president”, është publikuar në sajtin e gazetës.

Derisa gjykatësi federal lejon ngritje të procedurës, prokurorët publikë Kari Rejsin dhe Brajan Frosh fillimisht do të kërkojnë të publikohet paraqitja tatimore e Trampit, me çka do të konfirmohet vëllimi i transaksioneve të huaja në kuadër të biznesit të tij.

“Kjo luftë me siguri do të përfundojë para Gjykatës supreme”, konsiderojnë prokurorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button