Memli Krasniqi: Do t’i kemi së paku 41 deputetë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, ka theksuar se janë duke i mbledhur rezultatet nga vëzhguesit dhe komisionarët e këtij koalicioni.

Ai ka theksuar në “RTV Dukagjini” se beson votën totale dhe se do të kenë 40 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

“Do të kemi së paku 41 deputetë. Normalisht që ne e kemi pritur fitore më të madhe. Të njëjtën gjë – se do të dalin fitues – e kanë thënë edhe koalicionet tjera, por të vetmit të parët dolën koalicioni jonë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button