Ymeri: Vetëvendosje është populli i Kosovës

Lideri i Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se sot u dëshmua që qytetarët e Kosovës e duan një Kosovë ndryshe. Ai ka thënë se qytetarët sot dëshmuan se nuk i duan këto koalicione dhe nuk e durojnë krimin e korrupsionin, transmeton Zëri.

“Po iu pyes, a i keni zemrat plotë? si po ndiheni si fitues? Sot u dëshmua që qytetarët e Kosovës e duan një Kosovë ndryshe. Sot me këtë përkrahje e dëshmuat që populli nuk i duron këto koalicione dhe nuk e duron krimin e korrupsionin. Shtetin do ta bëjmë pa hajna. LVV është tash subjekti më i madh në Kosovë ”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosje është i vetmi subjekt që po rritet. Ai tha se Vetëvendosej fitoj kundër koalicioneve, kundër kapjes së shtetit, kundër krimit ta nëntokës, “vetëm për një arsye se LVV është populli i Kosovës”, tha Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button