Kurti: S’do t’i revanshohemi askujt, partitë tjera duhet të na përkrahin

Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, ka falënderuar qytetarët për votën që i dhanë në zgjedhjet e 11 qershorit, që sipas votave të numëruara nga DnV e kanë nxjerrë si partinë e dytë, me dyfishim të votave në krahasim me zgjedhjet e 2014-s.

Para qytetarëve të tubuar në sheshin e Prishtinës, Kurti ka thënë se kjo fitore duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera për të cilat ka vlerësuar se nuk man inat dhe se nuk do t’i revanshohet askujt.

Ka thënë se kjo rritje e votave erdhi për shkak të rezistencës opozitare të VV-së.

“Njëri koalicion me 16 parti dhe një koalicion tjetër janë tkurrur shumë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. LVV jo vetëm që është partia e parë ajo është rritur më shumë se dyfish në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2014. Jemi rritur për 120 për qind. Ndryshimi e ka një datë një emër e një numër e një datë. Emri është Vetëvendosje, 120 për qind është numri e data 11 qershor. Me këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtën protestës dhe rezistencës opozitare”

Qytetarët i dhanë të drejtë orientimit për shtetin e së drejtës. Do t’i mbajmë premtimet që dolën nga 40 prioritetet. Partitë tjera në fushatën zgjedhore secila prej tyre kanë premtuar ndryshime pozitive, por qytetarët treguan se subjekti i ndryshimeve pozitive është Vetëvendosje. Edhe neve duhet të na përkrahin ata sepse neve na përkrah populli. Populli tha se ndryshimet pozitive kanë emrin Vetëvendosje. S’do të mbajmë asnjëherë inat për të tjerët pavarësisht çfarë akuze kanë thënë për neve, as nuk i revanshohemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button