Angjushev: Do të punojmë në reformat e nevojshme në energjetikë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta investojë tërë potencialin dhe kapacitetin për zbatimin e reformave në sektorin energjetik, si një hap i rëndësishëm ndaj afrimit deri te negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në fjalimin e takimit joformal të ministrave të energjetikës, industrisë dhe tregtisë, i cili u mbajt në qytetin Durshtajt të Austrisë, në iniciativë të eurokomisarit për politikë të mirë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han dhe drejtori i Sekretarit të Bashkësisë së energjetikës Janez Kolaç, kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit, transmeton MIA.

Tema kryesore e takimit ishte ndryshimi i plotësimit të Marrëveshjes për Bashkësinë e energjetikës, në krijimin e të cilit Maqedonia merr pjesë në mënyrë aktive.

Ndryshimet në Marrëveshje për Bashkësinë e energjetikës kanë të bëjnë me dispozitat me të cilat nxitet shkalla më e lartë e implementimit të ligjdhënies evropiane në vendet nënshkruese të Marrëveshjes, si dhe të definimit të rregullave për bashkëpunim midis vendeve nënshkruese të Marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button