Kjo video tregon saktësisht si shënon Ronaldo kaq shumë gola

Vetëm nëse diçka shumë e papritur ndodh gjatë pesë muajve të ardhshëm, sepse Cristiano Ronaldo do të fitojë padyshim Topin e Artë në dhjetor.
Ylli i Real Madridit është favorit edhe këtë herë, me Lionel Messi i cili është favorit menjëherë pas tij.

Pasi fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Los Blankos, Ronaldo do të kërkojë çmimin e pestë me radhë të ‘Ballon d’Or’ në karrierën e tij në fund të këtij viti – duke e vendosur atë në nivel me Messi-n, i cili kishte siguruar çmimin e pestë në vitin 2015, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka dyshim se historia do ta mbaj mend mirë Ronaldon si një nga futbollistët më të mirë të kohës. Në sytë e disa tifozëve të futbollit, ai është “më i miri i të gjitha kohërave”.

Ai përfundoi sezonin me 42 gola në 46 paraqitje – një performancë kjo me të cilën do të mburrej çdo sulmues. Por si ia del Ronaldo që të bëhet më i miri?

Përkushtimi dhe puna në profesionin e tij janë, padyshim, faktorët më të mëdhenj prapa ngritjes së Ronaldos në krye – pak lojtarë, nëse ndonjë, punojnë kaq shumë sa punon Ronaldo, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani një video e re e publikuar në YouTube tregon se si ia del Ronaldo që të shënojë kaq shumë gola. Videoja tre-minutëshe – e ngarkuar nga ‘Om Arvind’ – zbulon truqet që Ronaldo përdorë për t’i krijuar vetes hapësirën që i duhet për të shënuar.

Shikojeni videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button