“Teknikët” pengojnë KQZ-në

Përplasjet mes qeverisë dhe institucionet që drejtohen nga ministrat teknikë të djathtë, duket se kanë futur në një ngërç të ri edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton Top Channel.
Pranë institucionit zgjedhor kanë mbërritur shqetësime për pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët aktualisht janë në marrëdhënie pune. Shqetësimet lidhen me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët, kërkesat për marrje leje i kanë depozituar pranë burimeve të institucioneve ku ata punojnë, por që ende nuk kanë marrë përgjigje. Kjo vonesë rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin zgjedhor.

Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së, tha: “Vonesa e këtyre përgjigjeve, mosdhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor, po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor. Mosrespektimi i qoftë dhe një afati ligjor, ndikon negativisht në të gjithë veprimtarinë e administratës zgjedhore në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve. Pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje, ndaj drejtuesit e administratës shtetërore duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të mos bëhen pengesë”.

Bazuar në Kodin Zgjedhor, KQZ kujdeset të theksojë se komisionerët në qendrat e votimit apo ato të numërimit nuk angazhohen për qëllime politike elektorale por puna e tyre konsiderohet vetëm angazhim administrative. Shqetësimet në KQZ kanë mbërritur për 720 komisionerët e KZAZ-ve, por që në zinxhir do të prekë edhe komisionerët në qendrat e votimit apo grupeve të numërimit të votave, që shkon deri në 37 mijë.

KQZ-ja i bën thirrje drejtuesve të administratës publike që të mos krijojnë pengesa artificiale që cënojnë zgjedhjet e 25 qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button