O ju agjërues!

Ju jeni në luftë me epshet tuaja për shkak të grindjes mes materies dhe shpirtit dhe duhet të keni kujdes që të mos dështoni; keni kujdes që të mos keni uri ditën për t’i mbushur barqet natën; keni kujdes që mos i ushqeni duart, sytë dhe gjuhën tuaj pas agjërimit me mëkate, gënjeshtra e sharje!.

Keni kujdes që të mos jeni aktiv në veprat e këqija dhe përtac në adhurim! Keni kujdes prej të gjitha këtyre gjërave sepse janë vepra të djallit e jo të Ramazanit (Zoti xh.sh.).

Shpejtoni në përkushtim!

Bëni vepra të mira!

Shijoni erërat e xhenetit!

Çoni sytë përpjetë kah qielli!

Ngreni shpirtrat tuaj nga kjo botë!

Përkujtoni gjithmonë thënien e Muhamedit a.s. : “Shumë agjërues nuk fitojnë prej agjërimit të tyre pos urisë dhe etjes”, ose: “Agjërimi është mburojë dhe nëse e nxit ose e sulmon ndokush agjëruesin le të thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj”.

O zot, na bën prej agjëruesve të pranuar!

Filozofia e Agjërimit

Autor: Dr. Mustafa Sibai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button