VMRO-DPMNE: “Reformatorët” nuk kanë kredibilitet dhe kapacitet

VMRO-DPMNE është parti demokratike dhe moderne e cila u jep mundësi të njëjtë të gjithë anëtarëve të vet të veprojnë në kuadër të statusit të organizatës dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në krijimin e politikave. Gënjeshtër në funksion të interesit të huaj është se statusi i VMRO-DPMNE-së është jodemokratik, njofton Portalb.mk.

Kjo është përgjigja e Qendrës të komunikimeve të VMRO-DPMNE-së pasqë disa forca të reja sot në konferencën për shtyp inicuan ndryshime në parti, duke formuar shtab republikan për demokratizmin e VMRO-DPMNE-së.

“Statusi i VMRO-DPMNE-së është i njëjti sipas të cilit reformatorët e vetëshpallur janë zgjedhur në të kaluarën në pozicionet e fundit në komisionet dhe selinë komunale të partisë, ndërsa disa prej tyre të njëjtat i kryejnë edhe sot e kësaj dite. Shkaqet e pakënaqësisë së kësaj grupe të vogël janë fitimprurëse dhe jo demokratike. Për atë, thirrja për “reforma” nuk erdhi as pas fitoreve të vitit 2006, 2008, 2011 dhe 2014, por pikërisht tani kur një pjesë e tyre përballen me ndryshimin e mundshëm të pozicioneve të punës ku ndodhen edhe ndërprerje të muajit të sheshtë të cilin e pranojnë, për shkak ndryshimit të pushtetit në Maqedoni”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Partia me të cilën udhëheq Nikolla Gruevksi, konfirmoi se iniciatorët shpikin të ashtuquajtura shkaqe demokratike që të krijojnë përçarje në parti dhe të punojnë për interesat e huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button