MVL: Armenia e interesuar për modelin e Maqedonisë për zhvillim të barabartë rajonal

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot realizoi takim me një delegacion të Ministrisë së Administratës Territoriale dhe Zhvillimit të Armenisë.

Delegacioni i Armenisë, informojnë nga Kabineti i Fazliut, është i interesuar për modelin e Maqedonisë për zhvillim të barabartë rajonal, për arsye siç u tha, karakteristikeve të ngjashme të të dy vendeve.

Ministri Fazliu theksoi se Qeveria e re për prioritete i ka pavarësimin më të madh financiar të komunave dhe planifikim të integruar të zhvillimit të barabartë rajonal, me përfshirjen e shtesave të kapitalit dhe rritje të vëllimit të mjeteve, të cilat do të orientohen drejtë rajoneve planore.

“Politika rajonale është një nga instrumentet themelore edhe për barazimin e zhvillimit të vendeve nga Bashkimi Evropian. Nga kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe në nivel kombëtar të zbatohen politika të cilat janë kompaktibile me ato evropiane dhe përmes të cilave mund të sigurohen mjete nga fondet parainkuadruese të Unionit”, tha ministri Fazliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button