Penov: Rriten shpenzimet e energjisë në komuna, borxhet rriten kurse investimet bien

Në të gjitha komunat në vend, shpenzimet totale për energji në periudhën janar-shtator 2022, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për një miliard denarë, që në krahasim me të hyrat e përgjithshme, të cilat arrijnë në rreth 40 miliardë denarë, paraqet një kosto të madhe, theksoi ministri i vetëqeverisja lokale, Risto Penov, duke iu referuar një analize të bërë së bashku me UNDP-në për funksionimin e komunave gjatë krizës, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Komunat e transferuan këtë kosto në ulje të investimeve kapitale dhe kjo i rrit kostot edhe më shumë. Po ashtu, sipas analizës, me 800 milionë denarë shtesë komunat i kanë rritur borxhet dhe i kanë ngritur në nivelin prej 4,2 miliardë denarë, që është më shumë se 10 për qind në raport me 40 miliardë të hyra” theksoi Penov.

Sipas tij, shpenzimet për energji të komunave janë rritur për një miliard denarë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në anën tjetër investimet kapitale janë ulur për 1,9 miliardë denarë.

“Është pothuajse, dyfish. Ku u shpenzua ai miliard shtesë, në disa masa, projekte joekonomike, joefektive”, pyet Penov.

Ai shtoi se kjo situatë flet për keqmenaxhim nga këto menaxhmente komunale këtë vit.

“Të gjitha këto flasin për një marrëdhënie shumë të keqe menaxhimi të, nuk dua të them vetëm kryetarët e komunave, por edhe këshillat dhe administratat nëpër komuna”, theksoi ministri.

Ai thotë se rreth kësaj çështje nuk mund të propozohej një zgjidhje e shpejtë, pasi siç thotë ai, procesi i decentralizimit rregullohet me një ligj që miratohet me shumicë prej dy të tretave dhe në këtë gjendje të bllokadës së Kuvendit, analizat dhe propozimet që janë bërë me UNDP-në, me USAID-in dhe me ndihmën e Ambasadës Zvicerane, nuk mund të sillen në publik, sepse do të “digjenin” në debatin publik pa mundur të marrin apo të presin ndonjë efekt në Kuvend.

Për sa i përket krizës energjetike, komunat u përmendën edhenë Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2022, sipas tij, komunat janë përballur me vështirësi të mëdha financiare si pasojë e inflacionit dhe rritjes së kostove të energjisë.

“Polarizimi mes komunave, të udhëhequra më së shumti nga opozita pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2021, dhe qeverisë i ka komplikuar negociatat për të rënë dakord për masat për të adresuar këtë çështje”, vë në dukje raporti.

Raporti inkurajon komunat të ndërmarrin hapa për të respektuar plotësisht detyrimet e tyre për zhvillimin dhe zbatimin e programeve të efikasiteti së energjisë.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button