Dita e Brigadës Ajrore të ARM-së, Sheqerinska: Na pret periudhë e reformave serioze

Një nga ato sfida që qëndrojnë para të gjithë neve, para juve pjesëtarëve të ARM-së dhe para neve të cilët sigurojmë përkrahje të reformave të juaja dhe punën e juaj, është anëtarësimi në NATO, porositi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në solemnitetin ushtarak me rastin e ditës së brigadës ajrore (BRA), duke i theksuar misionet e suksesshme dhe stërvitjet e BRA-së, të organizuara nga NATO, si dhe pjesëmarrja në misionin e BE-së, ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.

“Na pret periudhë e reformave serioze, ku nevojitet pjesëmarrje aktive, me përgjegjësi dhe llogaridhënie e secilit prej neve në funksion të mbajtjes dhe realizimit të  të gjitha qëllimeve dhe detyrave të cilat i kemi vendosur. Jam e bindur se aviacioni ushtarak është i gatshëm që me sukses të përgjigjet ndaj kësaj sfide, siç i është përgjigjur sfidave deri tani”, tha Sheqerinska.

Ajo porositi se nuk guxon të harrohet roli i njësisë ajrore gjatë ballafaqimit me fatkeqësi të ndryshme elementare, të cilat e goditën vendin tonë në të kaluarën, posaçërisht angazhimin e tyre gjatë shuarjes së zjarreve dhe ballafaqimin me katastrofa tjera.

“Qytetarët e Maqedonisë si civilë mendojnë në sigurinë atëherë kur u është kanosur, por ju mendoni për sigurinë tonë çdo ditë gjatë shërbimit juaj. Personeli i aviacionit ushtarak të ARM-së çdoherë ishte i gatshëm t’i ndihmojë popullatës kur ka pasur nevojë”, tha Sheqerinska.

вбр

Ekzistimi i brigadës ajrore bazohet në vendimin e Presidentit të RM-së prej 10 prillit të vitit 1992 me të cilin është formuar komanda e mbrojtjes ajrore dhe kundërajrore të ARM-së. Në vitin 2005 brigada ajrore u transformua në njësi më të vogël të quajtur VING-u ajror që figuron deri në vitin 2012 kur sërish u formua brigada ajrore në përbërje të Komandës së bashkuar operative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button