Iniciativë e anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së për “demokratizim të partisë” (VIDEO)

“Të ndryshohet Statuti i VMRO-DPMNE-së për demokratizim themelor të partisë”, kjo është kërkesa e Shtabit Republikan për demokratizim të brendshëm në VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Në konferencën e sotme për shtyp të cilën e kanë mbajtur jo në hapësirat e partisë, por në një hotel në Shkup, koordinatori i Shtabit Republikan për reforma në VMRO-DPMNE, Aleksandar Mihajllovski, tha se shumë detyra partiake në periudhën e kaluar janë bërë pa dëshirë të sqinqertë dhe përkrahje të anëtarëve, simpatizuesve dhe aktivistëve. Ai tha se Statuti i tanishëm është plotësisht jo-demokratik.

“Hapi i parë është demokratizimi i Statutit dhe qëllimi ynë kryesor është që në Statut të kthehet fshehtësia dhe votimi i paanshëm i anëtarëve për zgjedhjen e funksionarëve të partisë”, tha ai.

Mihajllovski tha se është i sigurt se iniciativa do të marrë përkrahje nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai tha se kjo iniciativë nuk është kundër askujt ose dikujt, por vetëm për zgjedhje demokratike të funksionarëve të partisë dhe e ftuan anëtarësinë që t’i përkrahin.

“Ju ftojmë që në mënyrë masive ta përkrahni iniciativën për demokratizim dhe modernizim të partisë sonë, për kthimin e partisë në duart e gjithë neve anëtarëve, për kthimin e reputacionin dhe nderin e partisë përpara opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar me qëllim të ndërrimit të shpejtë të Qeverisë dhe formimin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së për ardhmëri të re euro-atlantike në Maqedoni”, tha Mihajllovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button