Emil Dimitriev në Prokurorinë Speciale

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev, sot nuk ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), por ashtu siç deklaroi vetëm se ka kryer kontroll të dëshmive për rastin “Talir”, ku ai është njëri nga 14 të dyshuar, njofton Portalb.mk.

“Kërkova që t’i kontrolloj dëshmitë dhe pasi që t’i marr, do të deklarohem”, tha sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së.

Dimitriev në PSP ka qëndruar rreth një orë, ndërkaq bashkë me të ka qenë edhe avokati, Nikolla Dodevski, i cili është mbrojtës i të dyshuarve të VMRO-DPMNE-së nga Prokuroria Speciale.

Ai deklaroi për media se nuk do që t’i komentojë arsyet e hetimit të PSP-së në rastin “Talir” për financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE.

“Ta lëmë që deri në fund të jetë në institucione, pa dhënë deklarata dhe komente shtesë”, tha Dimitriev.

Ashtu siç mësohet, PSP ka  dërguar porosi deri te 14 të dyshuar që të japin dëshmi për “Talir” në hapësirat e PSP-së. Ndryshe në këtë rast, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevsk, është i dyshuari i parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button