PSP deri në fund të muajit do të “bombardojë” me aktakuza

Prokuroria Speciale Publike (PSP) deri në fund të muajit do të dorëzojë dhjetëra aktakuza në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pasi që nuk ka arritur që t’i përfundojë një pjesë të madhe të hetimeve të filluara, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç mëson javorja “Fokus”, Prokurorisë i ka ngelur vetëm që një pjese të të dyshuarve t’u merret dëshmi, ndërkaq sot në PSP janë ftuar të dyshuarit e rastit “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së.

Në mesin e hetimeve të mbaruara janë pjesa më e madhe e rasteve në të cilat deri më tani ka punuar si “Titanik”, “Fortesa”, “Tank”, “Tender”, “Tortura”, “Total”, “Tifani”, “Trajektorja”, “Treqind” dhe të tjera. Ashtu siç informojnë nga PSP fare në fund është edhe lënda kryesore “Target”, e cila përfundimisht do të tregojë se kush e ka kryer përgjimin e paligjshëm në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button