Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski takoi ambasadorin amerikan Bejli, ja për çfarë biseduan

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli.

Siç kumtoi MPB-ja, ambasadori Bejli ka dërguar urim me rastin e zgjedhjes së Spasovskit ministër i Punëve të Brendshme dhe ka shfaqur bindje se gjatë mandatit do të arrihen rezultate të konsiderueshme, të cilat sipas tij, do të paraqesin sukses jo vetëm për Ministrinë, por edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Ministri Spasovski është falënderuar për ndihmën e deritanishme dhe angazhimin e Ambasadës së SHBA-së dhe të ambasadorit Bejli në ballafaqimin me krizën politike në Republikën e Maqedonisë. Spasovski ka theksuar se SHBA-ja është partner i përhershëm dhe i sigurt i Republikës së Maqedonisë dhe se pret edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i deritanishëm në sferën e punëve policore.

Bashkëbiseduesit janë dakorduar se prioritet i MPB-së dhe Qeverisë do të jetë reforma e shërbimeve të sigurisë, përmes së cilës do të mundësohet vendosje e shërbimeve profesionale e cila nuk do të jetë nën ndikime negative politike. Ata kanë theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ministria t’i respektojë standardet profesionale dhe sistemin e karrierës për të punësuarit.

“Spasovski dhe Bejli theksuan se rëndësi të posaçme ka bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por edhe kundër korrupsionit dhe krimit”, theksohet në kumtesën e MPB-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button