Thaçi: Jam optimist se do të kemi proces elektoral shembullor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, me të cilin bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Kosovë këtë të diel, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës thuhet se Thaçi u shpreh gjatë takimit se është i kënaqur me fushatën. “Jam optimist se përsëri do të kemi proces elektoral shembullor. Shqetësuese kanë qenë lajmet për përpjekjet për frikësim të kandidatëve dhe votuesve në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Peterle njoftoi se BE ka dërguar 100 vëzhgues në Kosovë që do të monitorojnë zgjedhjet në tërë territorin e shtetit, dhe falënderoi KZQ-në dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin.

Presidenti Thaçi tha se “kushdo që do ti fitojë zgjedhjet, Kosova do të ketë qeveri pro-perëndimore, multi-etnike dhe stabile që do të vazhdojë reformat në të gjithë sektorët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button