Zëvendëskryeministri Angjushev u takua me ambasadorin amerikan Bejli

Bashkëpunimi ekonomik mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetja e SHBA-së për realizimin e projekteve përmes USAID-it me fokus të veçantë të projekteve janë në vijim dhe kanë të bëjnë me efikasitetin energjetik, nxitjen e eksportit dhe mbështetjen, si dhe zhvillimin e bujqësisë ishin temat e takimit të sotëm mes zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ambasadorit amerikan Xhes Bejli.

Angjushev dhe Bejli, informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministër, u dakorduan se Republika e Maqedonisë dhe SHBA-ja janë shtete mike, se bashkëpunimi ekonomik është në nivel të lartë, ndërsa njëherit theksuan se do të bëhen orvatje shtesë për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, me çka Republika e Maqedonisë në mënyrë shtesë do t’i afrohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ambasadori Bejli e uroi Angjushev për pozicionin zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, dëshiroi sukses në punë dhe ka shprehur dëshirë se Qeveria e re reformuese në punën e saj do të konribuojë për zhvillim më të shpejtë të ekonomisë dhe jetë më të mirë të qytetarëve.

Në takim ishte i pranishëm edhe Xhejms Stejn nga USAID, si dhe përfaqësues nga sektori ekonomik në Ambasadën e SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button