Rasti “Aktor”, LSDM: Edhe një dëshmi se Zvërlevski duhet të largohet

Në lidhje me lajmi që u publikua sot për rastin e ndërmarrjes “Aktor” ku dënohet me 50 milion euro për shpërlarje parash në Maqedoni ka reaguar partia e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) duke shprehur se ky vendim është edhe një dëshmi se prokurori publik Marko Zvërlevski duhet të largohet, njofton Portalb.mk.

“Është e qartë që pse VMRO-DPMNE e mbron Zvërlevskin, por është e qartë se pse Zvërlevski duhet ta lëshojë funksionin të cilin e keqpërdori me vite”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje premtojnë se drejtësia dhe shteti i së drejtës do të kthehen dhe se kjo është frika më e madhe e udhëheqësisë kriminale të VMRO-DPMNE-së, Marko Zvërlevski dhe Nikolla Gruevskit.

Përndryshe, sot u publikua lajmi ku Agjencia për Luftë Kundër Korrupcionit (OLLAF) ka dënuar ndërmarrjen “Aktor” me 50 milion euro për shkak të mashtrimit dhe shpërlajres së parave gjatë ndërtimit të autostradës Demik Kapi-Smokvica, shkruajnë mediat greke “Prototema” dhe “Katimerini”.

Ndryshe, LSDM publikoi dokumentet dhe dëshmoi se shtetasi grek, nëpërmjet ndërmarrjes përfaqësuese “Aktor”, kanë tërhequr milion euro në kesh nga “Stopanska Banka” në Negotinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button